Infermierja Lucy Letby, e cila u demaskua si vrasësi serik i fëmijëve më i madh në kohët moderne, është dënuar me burgim të përjetshëm.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 33-vjeçarja u dënua për vrasjen e shtatë foshnjave dhe tentativën për të vrarë gjashtë foshnja të tjera në Spitalin Countess of Chester.
Letby qëllimisht injektoi foshnjat me ajër, ushqeu me forcë të tjerët me qumësht dhe helmoi dy nga foshnjat me insulinë.
Ajo refuzoi të paraqitej në bankën e të akuzuarve për seancën e saj të dënimit.
Kështu, Letby do të kalojë pjesën tjetër të jetës së saj pas hekurave, duke u bërë vetëm gruaja e katërt në historinë e Mbretërisë së Bashkuar që merr një dënim të tillë.
“Ju vepruat në një mënyrë që ishte krejtësisht në kundërshtim me instinktet normale njerëzore të edukimit dhe kujdesit për foshnjat dhe në shkelje të rëndë të besimit që të gjithë qytetarët e kanë tek ata që punojnë në profesionet e mjekësisë dhe kujdesit”, citohet të ketë thënë gjykatësi. /Telegrafi/