Site icon Telegrafi

Infermierja amerikane zbulon se sa të vështirë po e kanë: Kurrë nuk kemi parë kaq shumë njerëz të sëmurë

Lacie Gooch, infermiere nga Nebraska në SHBA, çdo ditë është në vijën e parë të frontit në luftën kundër coronavirusit.

“Sapo kam përfunduar ndërrimin e tretë prej 12 orësh këtë javë, jam shumë e lodhur”, ka filluar rrëfimin e saj Gooch, derisa në fytyrë ende i kishte të freskëta gjurmët e maskës mbrojtëse, transmeton Telegrafi.

Ajo thotë se kurrë më parë nuk ka parë numër të madh të pacientëve të intubuar.

“Kam parë aq shumë njerëz të sëmurë, sa që kurrë më parë nuk do ta besoja se do të jem dëshmitare e një ngjarje të tillë. Po bien shumë shpejtë. Është pikëlluese që jo të gjithëve mund t’ju ndihmojë menjëherë sepse fillimisht duhet të kujdesem për të gjitha masat mbrojtëse. Bëhet fjalë për njerëz që kanë nevojë për kujdes të menjëhershëm, dhe që për fat të keq nuk arrijmë t’ua japim kujdesin cilin e meritojnë. Por me coronavirusin, një gjë e tillë është e pamundur. Fillimisht duhet të kujdesemi për veten të mbrohemi nga pacientët e tjerë. Jam aq shumë e lodhur sa që më duhet t’ju tregoj sa vështirë është”, ka shtuar ajo.

Gooch thotë se në fillim ka ekzistuar ekipi i personelit mjekësor që ka shëruar të sëmurët me COVID-19, por tani të gjithë po ndihmojnë në këtë drejtim.

“Mendoj se tani kemi rreth 10 reparte të COVID-19, dhe një prej tyre shërben vetëm për ata që nuk mund t’ia dalin – është vendi ku do të vdesin për fat të keq”, ka shtuar ajo.

Gjithashtu ka theksuar se nuk kanë personel të mjaftueshëm për të mundur të ballafaqohen me numrin e madh të pacientëve. Në SHBA janë shënuar më shumë se 11.6 milionë të infektuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, kurse kanë humbur jetën afro 255 mijë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version