Një infermiere e njohur në TikTok me nofkën Nurse JJ, ka zbuluar në profilin e saj një sërë sekretesh te errëta që ia kanë pranuar pacientët pak momente para vdekjes.
Ajo punon në njësinë e kujdesit intensiv në një spital në SHBA, dhe thotë se njerëzit pak para vdekjes i kanë zbuluar sekrete rrëqethëse siç janë vrasjet, rrëmbimet dhe bërja e jetës së dyfishtë, transmeton Telegrafi.
Ajo është bërë virale për faktin se ka zbuluar disa prej rrëfimeve më rrëqethëse të pacientëve pak para vdekjes. Madje ka pranuar se do të dëshironte që disa njerëz t’i marrin me vete në varr sekretet e tyre, e jo t’ia tregojnë asaj dhe të “jetojë me to”.
@graysymmetricalNow I have to live w that bruh thanx #medicine #icu #fypシ #ThatCloseMessenger
Në një video ajo pretendon, se një pacient i ka thënë se beson që daja i tij ka qenë i përfshirë në rastin e zhdukjes së një personi.
“Kjo vajzë u zhduk 30 vite më parë dhe mendoj se daja im e ka rrëmbyer. Xhemperin që e barte në një fotografi, ishte në shportën e mbeturinave të dajës tim”, citoi ajo tashmë të ndjerin (njërin prej pacientëve të saj).
@graysymmetricalI asked him if he ever talked to anyone about it and he said “just you.” ? #deathbedconfessions #fypシ #HowIBathAndBodyWorks #ChimeHasYourBack
Një tjetër i ka pranuar se kishte vrarë një familjar gjatë grindjes rreth hapësirës se ku do të vendosej rrethoja, por e vërteta kurrë nuk është zbuluar.
Videot e shkurtra që i publikon në profilin e saj kanë miliona shikime, e shumë pajtohen që puna e saj nuk është aspak e lehtë. /Telegrafi/
@graysymmetricalHe creeps into my intrusive thoughts a lot #deathbedconfessions #CandyCrushAllStars #fyp ♬ Creepy, scary, horror, synth, tension – Sound Production Gin