Për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, shumë shtete kanë urdhëruar qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, madje duke ua kufizuar lirinë e lëvizjes, raporton CNN.
Por, kjo nuk do të thotë se shumë prej tyre nuk do t’i ekspozohen rrezikut nëse higjienën nuk e mbajnë në nivel, e këtë gjë më së miri e ka dokumentuar ish-infermierja nga Michigan, Molly Lixey, transmeton Telegrafi.
Gjatë një interviste dhënë për CNN, Lixey ka thënë se i vjen mirë kur i sheh punonjësit nëpër markete dhe qytetarët duke mbajtur dorëza.
Por, sipas saj, një gjë e tillë nuk kryen punë asgjë nëse vazhdimisht nuk pastrohen duart, në të cilat qëndrojnë baktere të ndryshme dhe mund të bartin lehtë virusin.
Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë të cilën e ka postuar infermierja amerikane Lixey, me qëllim që të ngrit vetëdijen te qytetarët që të pastrojnë çdo herë duart sa herë që prekin diçka. /Telegrafi/