Telegrafi

Infermierja amerikane takoi në dyqan pacienten që disa orë më parë kishte rezultuar pozitiv për COVID-19

Infermierja kapi një nga pacientet e saja në dyqan vetëm pak orë pasi ajo doli pozitiv për cornavirus.

Eli ka postuar një video në TikTok të një personi që ka shkelur rregullat e COVID-19, pasi e kapi në radhë për pagesë në një dyqan në SHBA.

Në videon, e cila është parë më shumë se 1.7 milionë herë, Eli nuk e identifikoi publikisht pacientin, por përkundrazi regjistroi atletet e gruas ndërsa ajo priste në radhë.

@eliicoco #covidiots #fyp #fypシ #gohome #rossdressforless #lol HAHAHA DEAD. Well we’ll all be if y’all don’t go home ?‍? #YerAWizard ♬ Gangsta’s Paradise (feat. L.V.) – Coolio

“Kur shihni në dyqan një pacient që ka rezultuar pozitiv me COVID-19. I thashë të rrijë në shtëpi dhe të shërohet”, ka shkruar ajo në video.

Eli nuk tregoi nëse ishte përballur me pacientin apo nëse gruaja e njohu atë në dyqan. Videoja shkaktoi një ortek reagimesh negative, shumë prej të cilëve kritikuan gruan për përhapjen e infeksionit.

Aktualisht, të gjithë pacientët me COVID-19 duhet të izolohen për 10 ose 14 ditë, ndërkohë që disa vende kanë reduktuar numrin e ditëve. /Telegrafi/