Një foshnje e porsalindur derisa po flinte në shtratin me rrota është përplasur në tokë aksidentalisht nga një infermiere, kurse ngjarja e tmerrshme është filmuar nga kamerat e sigurisë brenda një spitali në Kinë.
Foshnja e cila vetëm tri orë më parë ishte sjellë në jetë, është përplasur keq më fytyrë në tokë nga infermierja e pakujdesshme, transmeton Telegrafi.
Ajo në një moment e shtynë aq fortë shtratin me rrota, sa që foshnja bie në tokë. Por, ajo çfarë e bën më të tmerrshëm rastin është se foshnja i kishte të lidhura këmbët dhe duart dhe në asnjë mënyrë nuk kishte gjasa të “mbrohej”.
Me të parë se çfarë ndodhi një infermiere tjetër vrapon për ta kapur foshnjën, ndërsa sipas medieve kineze nuk dihet nëse është lënduar shumë. /Telegrafi/