Çdo mëngjes Selmani vesh bluzën e bardhë dhe nis shërbimin mjekësor pranë Spitalin të Bulqizës. 19-vjeçari nuk e ka përfunduar ende gjimnazin por kjo nuk e ka penguar atë që të ndjek ëndrrën e tij për t’u bërë mjek.
“Unë ndjek arsimin profesional në drejtimin shërbim social-shëndetëso. Është viti i dytë që punojë si vullnetar. Ëndrra ime është që të ndjek studimet në Turqi për mjekësi, dhe shpresoj t’ja dalim mbanë që të jap një kontribut në fushën e mjekësisë në zonën time të Dibrës”, shprehet Selman Daka, 19 vjeç.
Cdo ditë ai thote se shikon veten pjese te mjekësisë.
“Mision, le të themi mjekësia. Është shumë i vështirë por do shumë dëshirë, pasion dhe vullnet por më shumë do dashuri që t’i dhurosh pacientëve, t’i bësh të lumtur.Të gjitha shpresat e pacientëve mbeten tek bluzat e bardha, pothuajse, shpëtimin e jetëve. Nëqoftëse nesër do të bëhem një mjek, kontributin tim do ta jap në zonat më të thella, atje ku ka nevojë shpëtimi i jetëve”, tha Selman Daka.
Për Selmanin Gjermania nuk është në planet e tij. Joshja e infermierëve ndaj këtij shteti, e shtyn atë të mendojë më tepër për vendin e tij të lindjes.
“Shqipërisë i duhet integrimi në BE por kontributi në atdhe, sepse nëse largohemi ne kush do t’i shërbej këtij vendi? Kush do t’i shërbej komunitetit ku jetojmë? Ne jemi shpresa. Jemi e ardhmja e këtij vendi, që duhet thënë, kontribut pa masë atdheut”, u shpreh ai.
Në gjashtë mujorin e parë të vitit, të paktën 2500 infermierë janë larguar drejt shtetit gjerman, ndërsa mijëra të tjerë janë ende në pritje. Me këtë shifra në rritje, Shqipëria rrezikon seriozisht të humbas një pjesë të shërbimin shëndetësor në një kohe te shkurtër./tch