Ky është momenti tronditës kur një infermier është goditur në mënyrë të përsëritur nga një burrë saudit – i cili u “tërbua” pas refuzimit të dhënies së ilaçeve pa recetë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Rolando Mina, 29 vjeç, ishte duke plotësuar dokumentet në një tavolinë pritëse në një spital në Medina, Arabinë Saudite, më 17 maj.
Në pamjet e publikuara, i dyshuari 23-vjeçar afrohet në tavolinën e infermierëve dhe lufton me Rolando para se ta godiste me thikë në parakrahin e majtë ndërsa ai përpiqet të mbrojë veten.
I frikësuari Rolando bllokon thikën, por burri kthehet dhe e godet me thikë në krahun e djathtë.
Ai tha: “Fillimisht isha i tronditur. Mendova se ai po më rrihte, kështu që instikti im ishte ta bllokoja”.
“Vetëm pas kësaj unë ndjeva dhimbjen, pashë gjakun dhe e kuptova se kishte një thikë. Unë jam mirënjohës për kolegët e mi për ndihmën e ofruar”.
Policia arrestoi sulmuesin e dyshuar i cili u tha oficerëve se ai u zemërua pasi Rolando, një punëtor nga Filipinet, refuzoi t’i jepte ilaçe pa recetë. /Telegrafi/