Telegrafi

Infermieri gjerman që kishte vrarë 85 pacientë, dënohet me burgim të përjetshëm

Një vrasës serik nga Gjermania që punonte si infermier, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 85 pacientëve të cilët ishin nën “përkujdesin e tij”. Verdikti u mor në gjykatën e Oldenburgut gjatë të mërkurës, shkruan CNN.

Niels Hoegel, 42-vjeç, që dikur ushtronte profesionin e infermierit po konsiderohet si vrasësi serik me vdekjeprurës në historinë e Gjermanisë, i cili këto ditë u dënua me burgim të përjetshëm, transmeton Telegrafi.

Ky punëtor i shëndetësisë kishte pranuar më herët se kishte vrarë 100 pacientë – të moshës nga 34 deri në 96-vjeç dhe atë në dy spitale në pjesën veriore të Gjermanisë.

Këto vrasje i kishte kryer gjatë periudhës 2000-2005. Megjithatë, ai u lirua nga 15 vrasjet tjera që rëndonin mbi të, për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme. /Telegrafi/