Site icon Telegrafi

Infermieri amerikan “luftoi” me traumat e pacientëve me coronavirus – një ditë u gjet i vdekur në veturën e tij

Të bëhesh një infermier në vitin 2018 ishte një ëndërr e realizuar për William Coddington.

Ai donte shumë të ndihmonte njerëzit dhe ndihej i nevojshëm në spitalin e tij West Palm Beach, në Florida.

Gjithashtu 32-vjeçari ishte në një betejë dhjetëvjeçare me varësinë nga opioidët dhe abuzimin me substancat e tjera, sipas miqve dhe familjes, të cilët thanë se ishte i përkushtuar për shërimin e tij.

E gjitha filloi të zbulohej në mars, pasi pacientët me COVID-19 u shfaqën në njësinë e tij të kujdesit intensiv.

Por ajo që tronditi Coddington ishte fakti se ai shihte pacientët – edhe të moshës së tij – se si vdisnin, tha nëna e tij Carolyn.

Ai nuk mund të merrte pjesë personalisht në takimet e tij të rimëkëmbjes. Ai ishte i frikësuar se sa pak pajisje mbrojtëse personale kishte. Ai kishte momente të rënda kur aktivizoheshin alarmet në ventilatorët e njësisë së kujdesit intensiv.

Natën e 24 prillit, ai foli me telefon me mikun e tij më të mirë Robert Marks dhe dukej i shqetësuar, tha Marks.

Coddington u gjend midis zonës së luftës në punë dhe mbylljes së tij në shtëpi.

Të nesërmen në mëngjes, Coddington u gjet i vdekur në makinën e tij në një parking hoteli në Deerfield Beach, Florida.

Familja e tij dyshon për një mbidozë të drogës. Një zëdhënëse e zyrës së ekzaminerit mjekësor të Qarkut Broward tha që çështja është në pritje.

Zyra e Sherifit të Qarkut Broward tha që është ende duke hetuar, por nuk dyshon për “lojëra të gabuara”. /Telegrafi/

Exit mobile version