Site icon Telegrafi

Infermieret zbulojnë se çfarë flasin pacientët në momentet e fundit të jetës (Video)

Infermieret që kujdesen për pacientët shumë të sëmurë kanë zbuluar fjalët e fundit të pacientëve që i thonë para se të vdesin, duke përfshirë pendimin e tyre, frikën dhe dëshirën për të shkuar në parajsë.

Infermieret e Spitalit Royal Stoke në Stafforfdshirë të Anglisë, kanë pranuar se pacientët shpesh kërkojnë që të shohin qenushët e tyre për herë të fundit, por ekzistojnë edhe pacientë që duan ta shijojnë për herë të fundit një filxhan me qaj, transmeton Telegrafi.

Një infermiere ka treguar se si një çift kishin kërkuar që t’i bashkojnë shtretërit para se të ndërronin jetë. Shumë prej pacientëve në momentet e fundit ankohen se si jeta është shumë e shkurt, dhe pendohen për shumë gjëra që i kanë bërë në jetë.

Një hulumtim i realizuar nga Universiteti i Karolinës së Veriut, ka konstatuar se pacientët e sëmurë dhe ata në prag të vdekjes janë më pozitiv, ku shumë prej tyre preferojnë që momentet e fundit t’i kalojnë pranë më të afërmve.

BBC ka realizuar një video ku shpjegohet se çfarë thonë njerëzit para se të vdesin. /Telegrafi/

Exit mobile version