Pesë infermiere janë suspenduar në një spital në Denver, pasi që nuk arritën t’i “bëjnë ballë” penisit të madh të një pacienti të vdekur.
Madhësinë e organit të tij gjenital, infermieret e kishin vërejtur derisa ai ishte gjallë, por kur vdiq vendosën ta hapin thesin e kufomës për t’u bindur nëse vërtetë kishin parë mirë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, një kolege e tyre i kishte dëgjuar duke biseduar për penisin e të pacientit të vdekur, dhe kështu i kishte lajmëruar tek autoritetet përkatëse.
“Sjellja e tyre ka thyer çdo rregull, por për fat të mirë janë informuar autoritetet përkatëse, policia dhe këshilli i infermiereve në Kolorado. Lidhur me këtë skandal janë informuar edhe familja e pacientit”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga menxhmenti i spitalit.
Nuk është zbuluar identiteti i infermiereve e as i pacientit të vdekur. Ndërkaq, pas përfundimit të hetimeve policia nuk ka gjetur kurrfarë prove që dëshmonin se është bërë ndonjë shkelje. Dhe kështu katër nga pesë infermieret janë kthyer në vendin e tyre të punës, derisa e pesta ka dhënë dorëheqje. /Telegrafi/