Site icon Telegrafi

Infermierët protestojnë kundër Ligjit mbi Pagat

Foto: Arkiv/Ilustrim

Sot me fillim nga ora 09:00 para Klinikës së Kirurgjisë proteston një grup i infermierëve, në shenjë të pakënaqësisë me Ligjin për Paga.

“Sa me masovikisht të merrni pjesë do të ishte në të mirë të Infermierisë, se sa më shumë të jemi, do të ndihmojë që kërkesa jonë të jetë sa më e fuqishme dhe më serioze.  Kjo protestë përkrahet edhe nga Federata Sindikale e Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se përveç kësaj proteste, sot në arsim shënohet dita e 14-të e grevës.

SBASHK-u ka apeluar te deputetët që të votojnë ngritjen  e koeficienteve sipas kërkesave të tyre, ose në të kundërtën ta hedhin poshtë këtë ligj.

Exit mobile version