Telegrafi

Infermieret morën gabimisht pesëfishin e dozës kundër COVID-19 në Gjermani

Për shkak të gabimeve individuale në përgatitjen e vaksinës, tetë punonjësve të një shtëpie pleqsh në Stralsund iu dha pesëfishi i dozës së vaksinës kundër coronavirusit.

Pas incidentit të dielën, shtatë gratë dhe një burrë u dërguan në shtëpi, sipas të përditshmes gjermane “Bild“.

Sipas autoriteteve të rrethit Formpomer-Rigen, katër persona të vaksinuar kërkuan pranim në spital për të monitoruar zhvillimin e situatës.

Njoftimi i rrethit tregon se prodhuesi i vaksinës, BioNTech, informoi se në fazën e parë të studimit, doza më të larta u testuan pa pasoja të mëdha.

Gjatë përgatitjes së injeksionit, mjeku kompetent padyshim e anashkaloi informacionin në paketim. /Telegrafi/