Site icon Telegrafi

Infermierë të shumtë dalin vullnetarisht për të ndihmuar mjekët në Drenas

Thirrjes së kryetarit Ramiz Lladrovci për të ndihmuar personelin shëndetësorë në rast nevoje, në këtë situatë emergjente, i janë përgjigjur shumë infermierë vullnetarë.

Përveç infermierit Lirim Krasniqi, të gatshëm për të kontribuar për Komunën e Drenasit janë treguar edhe disa të tjerë infermierë.

Edona Karaxha, Agnesa Mulaku, Shqipdona Gjinovci, Ardiana Prokshi-Heta, janë vetëm disa prej infermierëve të cilat kanë shprehur vullnetin për t’u bërë pjesë e personelit shëndetësor në QKMF në Drenas, në mënyrë që të menaxhojnë së bashku situatën dhe të ofrojnë shërbime profesionale e të sigurta për qytetarët.

Ky numër i vullnetarëve vetëm sa po rritet, mirëpo, nevojat për t’u pajisur me maska, doreza e dezinfektuese janë të mëdha për stafin shëndetësor të Drenasit, thuhet në komunikatë.

Komuna e Drenasit i bën thirrje Ministrisë së Shëndetà «sisë që të furnizojnë QKMF-në në Drenas dhe QMF-në në Komoran, me pajisje të nevojshme mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.

Nevoja për t’u furnizuar është e arsyeshme, pasi stafi nuk ka pajisje të mjaftueshme, edhe vullnetarët e rinj që do t’i bashkëngjiten personelit, gjithashtu kanë nevojë.

Deri tani nuk ka raste të verifikuara me virus COVID në Drenas, ndërkohë që shtabi emergjent po e mbikëqyrë situatën dhe po zbaton rekomandimet e IKSHP-së.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar infermierët vullnetarë të paraqitur, duke i quajtur heronj dhe krenari të vendit./KP/

Exit mobile version