I infektuari i parë nga coronavirusi në Itali, një 38 vjeçar nga Codogno, u lirua të hënën nga Spitali San Matteo i Paviasë.
Sipas agjencisë italiane ANSA përcjell Telegrafi, Mattia u pranua në një spital të Codogno më 19 shkurt, kur më pas u transferua në Spitalin Pavia më 21 shkurt, pasi u përkeqësua gjendja shëndetësore, ndërsa filloi të merrte përsëri frymë lirshëm më 9 mars.
“Unë kam pasur fat, rri në shtëpi”, tha Mattia.
“Është e mundur të shërohesh nga kjo sëmundje”, u shpreh ai.
“Gjithashtu është e mrekullueshme të marrësh frymë përsëri”, ka thënë ndër tjerash Mattia.
Ndryshe në Itali gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 601 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 6077.
Numri i personave të infektuar është 63 927 e në 24 orë janë verifikuar 4789 raste më shumë.
Pacientët e shëruar deri më sot janë 7432 e në 24 orë kemi 408 pacientë të shëruar më shumë.
Pacientët në gjendje kritike për jetën janë 3204, 20 692 po kurohen në struktura spitalore e 26 522 në kushte shtëpie./Telegrafi/