Telegrafi

I infektuar me COVID-19, Çun Lajçi vjen me një mesazh: Nëse shpëtoj nuk do të jetë nevoja të më bleni lule dhe të më zmadhoni fotografinë

Aktori dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Çun Lajçi, ka njoftuar se është infektuar me coronavirus.

Me anë të një postimi të publikuar në rrjetin social, Facebook, ai ka folur në lidhje me gjendjen e tij e po ashtu ka dërguar edhe një mesazh.

Ai theksoi se në rast se bëhet mirë të gjithë kanë për të shpëtuar, pasi nuk do të detyrohen ti blejnë lule dhe t’ia zmadhojnë fotografinë e tij, nëse do të vdes.

Çun Lajçi (Foto: Facebook)

Ky është postimi i plotë i aktorit (pa ndërhyrje):

“Nëse…!

Nëse e han dreqi me shpëtua nga Covidi, bahet mirë për mua e bahet mirë edhe për juve. – S’do t’keni nevojë me ma zmadhue fotografinë as me ble buçetën me lule e me vu n’shkallët e teatrit të fotografia ime e zverdhueme! PoKam thanë, Drelajt janë larg me ardhë ju mbas kufomës sime! Atje ka zogj e njerëz s’me duhen! Njeni kur m’pa me libra n’rrugë, n’Kumanovë m’duket, me shkroi: Me kalua kah shtëpia ime me këto libra, të ndjeki me qen deri n’Pejë!

Mos i thashë se lodhet qeni, se unë n’rrugë kam lindë e n’rrugë kam me vdekë! Nëse e han dreqi më shpëtua nga virusi, keni shpëtua edhe ju, se s’ka me iu ra mallkimi që s’keni ba gja për mua, (s’kam dashtë mashtrim sa për fotografi) se vet kamë dashtë me m’përcjellë zogjët, e me vdekë tue knua me mua!

Dardani, 28.03.2021″, ka shkruar ai.

Çun Lajçi (Foto: Facebook)

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë ndërroi jetë humoristi shqiptar, Rasim Thaçi-Cima, i cili gjithashtu ishte i shtrirë prej disa ditësh në spital nga COVID-19. /Telegrafi/