Telegrafi

Infektologu Valbon Krasniqi tregon si u infektuan dy rastet e reja me coronavirus

Infektologu Valbon Krasniqi ka dhënë detaje për dy rastet e reja të konfirmuara me coronavirus.

Krasniqi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se rasti i 53 vjeçares nga Suhareka është një rast lokal dhe në bazë të informacioneve të para babai i personit në fjalë ka qëndruar në Kosovë me datën 11 ku edhe ka bartur infeksionin te bija.

“Pasi babai i saj është kthyer në Zvicër ka rezultuar pozitiv me coronavirus. Pacientes pasi janë paraqitur simptomat ka ardhur në klinikë dhe pas testimit ka rezultuar pozitive”.

Infektologu thotë se është e logjikshme që pacientja në fjalë ka pasur kontakte me mjaft persona tjerë pasi në pyetje janë nëntë ditë.

“Ekipet e Institutit të Shëndetit Publik sigurisht se do të gjurmojnë kontaktet e vijës së parë dhe të dytë që ka pasur ky person”.

Personi tjetër që ka rezultuar sot pozitiv me koronavirus vjen nga Gjakova dhe i njëjti ka pasur kontakte me çiftin nga Gjakova që më parë ishin diagnostikuar me infektim./Telegrafi/