Infektologu, Valbon Krasniqi është caktuar ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Emërimi i Krasniqit në këtë pozitë u bë pas shkarkimit të Basri Sejdiut, nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq, bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se shkarkimi i Sejdiut vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës./Telegrafi/