Infektologu, Valbon Krasniqi, ka reaguar pas raportimeve se disa qytetarë ia kanë mësyrë Prevallës, duke mos i respektuar thirrjet për të qëndruar në shtëpi derisa të kalojë pandemia.
Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve që të kthehen në shtëpi dhe të mos e rrezikojnë jetën e tyre.
“Nuk munda të rri i qetë kur lexova në portalet tona se shumë qytetarë sot ja paskan mësyrë Prevallës. Në një video nga atje po shihen dhjetëra vetura duke pritur në radhë. Kjo nuk duhet të ndodhë, kjo nuk guxon të ndodhë. Prevallën do t’a kemi aty edhe pasi të kalojë pandemia. Ndjej obligim profesional e qytetar, që t’ju bëj thirrje atyre njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre”.
Prevallën , Badovcin, Rugovën, Batllavën e shumë bukuri tjera natyrore të Kosovës do t’i shijojmë të gjithë bashkërisht pasi të kalojë epidemia. Uroj të kuptohet drejt kjo thirrje e imja dhe thirrjet e gjithë kolegëve e autoriteteve tona shëndetësore për të qëndruar në shtëpi. #Rrinshpi Mos e bën veten për spital”, ka shkruar ai.