Site icon Telegrafi

Infektologu Izet Sadiku infektohet me coronavirus

Infektologu, Izet Sadiku është prekur nga coronavirusi.

Sadiku ka thënë se pas simptomave që ka pasur ai është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton Telegrafi.

“Sot pas disa simptomave gjatë kujdestarisë se mbrëmshme jam testuar dhe kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Do të vetizolohem për 14 ditë dhe do t’i ndjek rekomandimet të IKSHPK-së”, ka shkruar Sadiku në Facebook.

Ndryshe, në vendin tonë është duke vazhduar rritja e rasteve me COVID-19, vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 661 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 720./Telegrafi/

Exit mobile version