Telegrafi

Infektohet me COVID-19 mjeku që u kthye nga pensioni për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë

Mjeku Dhimitër Kraja ishte kthyer nga pensioni për të ndihmuar kolegët e tij në Spitalin Infektiv, në Tiranë në luftën kundër coronavirusit (COVID-19). Por, tashmë është konfirmuar se pikërisht ai është infektuar nga COVID-19.

Lajmin e konfirmoi në emisionin “Open” doktori, Pëllumb Piper i cili ka thënë se ai aktualisht është i shtuar në spitalin Infektiv.

Doktor Dhimitër Kraja ishte një nga mjekët që u rikthye në detyrë edhe pse kishte dalë në pension, pas thirrjes së ministrisë për shërbyer kundër pandemisë që po gjunjëzon botën.

Dhimitër Kraja është baba i DJ të njohur, Vik Kraja. /TCH/