Site icon Telegrafi

Infektohen disa zyrtarë me COVID-19, ​Qendra për Regjistrim të Automjeteve dhe zyra për vulat apostile në Gjilan pezullojnë punën

Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil ka njoftuar se në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Gjilan, disa zyrtarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas ministrisë, për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marrë vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe zyra për vulat apostile në Gjilan të pezullojnë ofrimin e shërbimeve me palë.

“Deri në njoftimin tjetër, të gjitha shërbimet e regjistrimit të automjeteve mund të bëhen në Qendrat për Regjistrimin e automjeteve të rajonit përkatës, ndërsa shërbimet e vulave apostile do të bëhen në komunat; Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë. Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve të Gjilanit”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version