Telegrafi

Infektohen me COVID-19 edhe dy pjesëtarë të FSK-së

Dy pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) janë të prekur me coronavirus, ndërsa janë duke u trajtuar në vet-izolim.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, në Ministrinë e Mbrojtjes (MFSK), Ibrahim Shala.

Sipas tij, që nga fillimi i pandemisë me COVID-19, në FSK kanë qenë nëntë raste, shtatë nga ta janë shëruar plotësisht.

“Dy pjesëtarë të FSK-së janë prekur me virusin COVID-19. Janë duke qëndruar në vetë-izolim. Shpresojmë të mos kemi më raste të reja”, ka thënë Shala për Telegrafin. /Telegrafi/