Një prokuror dhe dy zyrtarë ligjor në Prokurorinë Themelore në Gjilan, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Xheladini.
“Ju informojmë se në Prokurorinë Themelore në Gjilan, kanë rezultuar pozitiv me COVID 19, një prokuror dhe dy zyrtarë ligjor. Për momentin gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe janë duke u trajtuar në shtëpi, ndërsa personat që kanë pasur kontakt me të infektuarit janë vetizoluar”, ka thënë Xheladini.
Xheladini ka njoftuar se për shkak të kësaj gjendje është reduktuar stafi dhe janë duke u trajtuar vetëm rastet e natyrës urgjente.
Ndryshe mbrëmë IKPSHK-ja njoftoi edhe për 183 raste të reja. Deri më tani numri i të prekurve me COVID-19 ka arritur në 3886, kurse të shëruar janë 2003 raste dhe 82 raste të vdekjes. /Telegrafi/