Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste të reja pozitive nga testimi i 255 personave të dyshuar si bartës të virusit COVID-19.
Siç raporton Ministria shqiptare e Shëndetësisë, pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë dhe të gjetura nga hetimi epidemiologjik.
Me shtimin e rasteve të sotme, numri i të prekurve nga COVID-19 shkon në 832.
Prej tyre janë tashmë të shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë 206 persona. /Telegrafi/