Site icon Telegrafi

Infektimi me coronavirus i nxënësve dhe mësimdhënësve, edhe një shkollë kalon në mësim online

Shkolla fillore e mesme e ulët “Sadri Misini”, paralelja e ndarë në Shipashnicë të Poshtme të komunës së Kamenicës , do të kalojë në zhvillimin e mësimit në formën online, për shkak të numrit të madh të nxënësve dhe personelit arsimor të infektuar me COVID-19.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare të komunës së Kamenicës.

“Këto masa janë marrë duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së, si dhe në harmoni me Udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version