Sipas rezultateve të hulumtimit të publikuar në revistën profesioale Nature Medicine në eksperimentet në minj shkencëtarët kanë treguar që infektimi me virusin respirator sincitik (Respiratory syncytial virus – RSV) shkatërron aftësinë e qelizave të imunitetit për të luftuar me inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes, transmeton BBC.
Zbulimi i tyre mund të ndihmojë gjetjen e metodës për parandalimin e astmës, sëmundjes në të cilën, si përgjigje ndaj grimcave nga ajri që irritojnë, vjen deri te ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes, krijimit të sforcuar të këlbazës dhe ndryshimeve inflamatore.
Shkencëtarët nga fakulteti i mjekësisë në Universitetin Pittsburgh kanë dëshmuar në minj që virusi dëmton aftësinë e pjesës së caktuar të sistemit të imunitetit të quajtura qeliza rregullatore T për të qetësuar inflamacionin.
Tek personat me astmë, grimcat të cilat normalisht gjenden në ajër, mund të shkaktojnë përgjigje të papërshtatshme inflamatore.
“Infeksioni me RSV çon deri te humbja e plotë e funksionit supresiv të qelizave T dhe më pas minjtë zhvillojnë simptomat e ngjashme me astmën”, kanë shpjeguar autorët e hulumtimit. /Telegrafi/