Telegrafi

Infeksionet e veshit mund të çojnë në meningjit

Që fëmijët kanë dhimbje në vesh, mund të ketë për shkak edhe diçka tjetër, si për shembull virusin e ftohjes, pezmatimin e kanalit të veshit dhe ndonjë shqetësim me nyjën e nofullës. Pezmatimet e veshit mund të ndahen në nëngrupe të shumta, ku më të zakonshmet janë pezmatimi i menjëhershëm me qelb i veshit dhe rrufa e veshit. Me pezmatim të menjëhershëm të veshit kihet ndërmend një malcim i qelbëzuar në veshin e mesëm i cili nis papritur, zgjat pak kohë dhe që mund të vërtetohet gjatë një vizite të thjeshtë të mjekut. Në rastin e rrufës, lëngu në veshin e mesëm nuk është i qelbëzuar.

Simptomat e infeksioneve të veshit janë jo specifike, si temperaturë e lartë, dhimbje veshi, kruarje veshi, irritueshmëri, ulje dëgjimi, letargji, anoreksi, të vjella me ose pa diarre.

Studimet tregojnë, që nëse fëmijët ndiqen rregullisht dhe marrin antibiotikë vetëm nëse simptomat keqësohen, atëherë mospërdorimi i antibiotikëve nuk çon në shtimin e ndërlikimeve. Studimet ndryshojnë në varësi të moshës të fëmijëve dhe shkallës së sëmundjes. Në bazë të tyre vendoset, nëse do të observohet me trajtim simptomatik apo do të trajtohet me antibiotikë. /Telegrafi/