Diabeti mund të ulë aftësinë e organizmit tuaj për të luftuar infeksionet. Glukoza e rritur në gjak çon në nivele të rritura të sheqerit edhe në indet e organizmit tuaj.
Kur kjo ndodh, bakteret shtohen dhe infeksioni mund të zhvillohet shumë më shpejt, transmeton Telegrafi.
Tendencat më të shpeshta të infeksioneve janë fshikëza urinare, veshkat, vagjina, gingivat, këmbët dhe lëkura. Trajtimet e hershme të këtyre infeksioneve mund të parandalojnë komplikime serioze.
Shenjat paralajmëruese të infeksionit
Derisa shumica e infeksioneve mund të mjekohen me sukses, ju duhet të jeni në gjendje të njihni simptomat e infeksionit për të marrë kujdesin e duhur dhe mjekimin e efektshëm.
Njoftoni mjekun tuaj menjëherë nëse keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme:
– Temperaturë 38.3 gradë Celsius
– Djersitje ose ethe
– Puçrra në lëkurë
– Dhimbje, shtangie, skuqje ose ënjtje
– Plagë ose prerje që nuk shërohen
– Dhimbje fyti, gërvishtje në fyt, ose dhembje kur gëlltitni
– Rrjedhje nga hundët, kokë dhembje, ose ndjeshmëri në pjesët e sipërme të mollëzave
– Kollitje të vazhdueshme, të thatë ose të lagësht, e cila zgjat më shumë se dy ditë
– Njolla të bardha në gojë ose në gjuhë
– Nauze, vjellje ose diarre
– Simptoma të ngjashme me gripin (ethe, dhembje, kokë dhembje ose lodhje) ose ndjenjë të përgjithshme përkeqësimi
– Kruarje vagjinale
– Probleme me urinim: dhembje ose djegie, nxitje të vazhdueshme ose urinim të shpeshtë
– Urinë të gjakosur, të errët, ose me erë të rëndë
Lexo më shumë mbi diabetin. Gjej të dhëna dhe kërko ndihmë. Shiko pamjen e plotë të udhëzuesve për diabetin.
/Telegrafi/