Telegrafi

Infeksion në rrugët e frymëmarrjes, Hysaj braktis papritur stërvitjen me Napolin

Skuadra e Napolit është duke zhvilluar fazën përgatitore për sezonin e ri në zonën e Dimaros.

Një situatë aspak pozitive në ditën e pestë të stërvitjes për mbrojtësin shkodran Elseid Hysaj.

Sipas një komunikate nga klubi napolitan, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk është stërvitur me skuadrën për shkak të problemeve shëndetësore, shkruan ‘Panorama Sport’. Bëhet fjalë për një infeksion në rrugët e frymëmarrjes të shkaktuar nga virozat e stinës.

Napoli njoftoi se situata nuk është aspak alarmante dhe mbrojtësi pritet t’i bashkohet skuadrës, sapo kjo situatë të kalojë.

Hysaj është një nga lojtarë më stabël te skuadra italiane dhe shikohet si një pikë referimi në repartin e mbrojtjes. Ky është viti i dytë që mbrojtësi shqiptar do të mbaj veshur fanellën e Napolit. Ai u transferua nga skuadra e Empolit në 3 gusht të vitit 2015.