Telegrafi

Infarkti i zemrës dhe vitamina D

Një ekipi nga Universiteti i Harvardit, ka zbuluar se meshkujt me nivel më të ulët të vitaminës D në gjak (më pak se 15 nanogramë për mililitër), janë më shumë të rrezikuar për sulm në zemër.

Hulumtimet e mostrave të gjakut të 454 meshkujve, të moshave ndërmjet 40 dhe 75 vjeçare, të cilët kishin pësuar infarkt ose që kishin vdekur nga infarkti, kishin treguar se në gjakun e tyre niveli i vitaminës D kishte qenë më i ulët se vlera normale.