Site icon Telegrafi

Infantino kundër idesë së La Ligas: FIFA e kundërshton fuqishëm, nuk ka ndeshje në SHBA

FIFA ka përjashtuar planet e La Ligas për të luajtur ndeshje të tyre në Shtetet e Bashkuara duke insistuar se ndeshjet e ligës duhet ‘të luhen’ vetëm brenda vendit të tyre.

Këshilli i FIFA-s u takua të premten në mëngjes për të diskutuar planet e ligës spanjolle dhe që është mbrojtur nga presidenti i saj Javier Tebas.

La Liga kishte kërkuar të luante ndeshjen e 26 janarit midis Gironas dhe Barcelonës në qytetin e Miamit, duke nënshkruar një marrëveshje 15-vjeçare me shoqërinë argëtuese Relevent Sports.

Lexo po ashtu Ndeshja e parë e La Ligas në SHBA: Kush mund të luajë dhe kur?

Megjithatë, ky veprim nuk ka marrë mbështetje nga FIFA dhe kryetari Gianni Infantino ka mohuar që një gjë e tillë mund të ndodh.

Barcelona-Girona, pritej të zhvillohej në SHBA, por u ndalë nga Infantino!

“Unë kundërshtoj fuqishëm këtë dhe e mohoj çdo leje për të luajtur Girona kundër Barcelonës në Miami”.

“Ndeshjet zyrtare të një lige duhet të luhen brenda vendit të tyre”.

Lexo po ashtu Barcelona-Girona, bëhet kërkesë nga La Liga për të luajtur në SHBA

“Këshilli drejtues është shumë i qartë për këtë”, ka thënë Infantino.

Të dy klubet katalunase kishin shprehur mbështetjen e tyre për këtë ide, por federata spanjolle dhe unioni i lojtarëve kanë deklaruar kundërshtimin e tyre formal, së bashku me Real Madridin. /Telegrafi/

Exit mobile version