Site icon Telegrafi

Industria gjermane në vështirësi

Tregjet industriale gjermane shënuan rënien më të madhe në shtatë muaj në janar sipas statistikave përkatëse.

Kjo është një shenjë tjetër se ekonomia më e madhe e Europës kishte një fillim të ‘mbytur’ të 2019. Ministria e Ekonomisë tha se kontratat për mallrat ‘Made in Germany’ u ulën me 2.6 për qind, duke shënuar rënien e tyre më të madhe që nga qershori 2018 dhe hedhur poshtë parashikimet për një rritje 0.5 për qind.
Ministria tha se rënia e janarit ishte e lidhur me rishikimin e fortë të rritjes së dhjetorit prej 0.9 për qind nga një rënie e raportuar më parë prej 1.6 përqindje. “Rënia aktuale tregon një ngadalësim të vazhdueshëm në sektorin industrial në fillim të vitit”, tha ministria.

Ekonomia gjermane, e cila tradicionalisht është nxitur nga eksporti, ka mbështetur konsumin në rritje dhe një dokument i Ministrisë së Ekonomisë të parë nga Reuters tregonte se qeveria po pret që shpenzimet shtetërore të rriten këtë vit, duke siguruar kështu shtysë shumë të nevojshme. Përplasjet e tregjeve dhe rreziku që Britania të largohet nga BE këtë muaj pa një marrëveshje janë rreziqe të mëdha për ekonominë gjermane, të cilat vetëm i shmangen një recesioni.

Ministri i Financave Olaf Scholz ka thënë se është i bindur se rritja modeste është përpara. /Telegrafi/

Exit mobile version