Site icon Telegrafi

Industria gjermane me plotë rreziqe

Rreziqet që i kanosen industrisë Gjermane janë rritur, për shkak të ngadalësimit të ekonomisë kineze e tregjeve në zhvillim, dhe gjithashtu si pasojë e skandalit të Volkswagen.

Në raportin mujor të Tetorit, Ministria thotë se treguesit ekonomik theksojnë një ngadalësim të përkohshëm në industrinë përpunuese dhe tregtinë e jashtme. Qeveria Gjermane uli lehtë parashikimet e rritjes në 1.7 për qind për vitin 2015, duke fajësuar Kinën dhe tregjet në zhvillim. Parashikimet për vitin 2016, mbetën në 1.8 për qind rritje.

Megjithatë, Ministria e Financave rriti besimin e biznesit duke thënë se stanjacioni është i përkohshëm dhe industria do të vazhdojë të rritet. Grupi Volkswagen ka thënë se do të rimëkëmbet plotësisht pas thuajse dy vitesh. Skandali i kompanisë, me tërheqjen e 11 milion makinave është cilësuar si më i shtrenjti në historinë e automobilave.

Në raportin e saj, Ministria e Financave tha se kërkesa e brendshme, sidomos konsumi privat, është motori kryesor i një rritje të moderuar në ekonominë më të madhe të eurozonës. Ministria shton se vitin që vjen, një shtysë pozitive do të vi nga rimëkëmbja ekonomike globale që pritet. /Telegrafi/

Exit mobile version