Telegrafi

Industria gjermane frenon objektivat për klimën

Vetëm kur të gjitha vendet e industrializuara dhe ato në industrializim e sipër të kenë marrë përsipër detyrime për uljen e gazrave të dëmshme për klimën, mund t’i rrisë Evropa synimet e veta. Përndryshe vihen në lojë, para së gjithash në Gjermani, impiante prodhimi moderne dhe vende pune, tha ai.

Nga ana tjetër ministri i mjedisit Norbert Röttgen (CDU) u bëri thirrje vendeve evropiane, të ruajnë pozicionin e tyre udhëheqës në mbrojtjen e klimës dhe ta ulin çlirimin e dioksidit të karbonit deri në 2020-ën me 30 për qind në krahasim me 1990. /Telegrafi/