Telegrafi

Industria e turizmit të Malit të Zi merr një goditje

Numri i turistëve që vizituan Malin e Zi në gjysmën e parë të 2009 ra me 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ndërsa numri i atyre që kaluan natën në këtë vend ka rënë për 9%.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i turizmit Predrag Neneziç.

Sipas tij, 277,000 turistë vizituan Malin e Zi gjatë kësaj periudhe kohore, duke kaluar një total prej 1.5 netësh në hotelet dhe njësitë e tjera turistuike të vendit.