Site icon Telegrafi

Industria e turizmit në Durrës, fluksi i vizitorëve rrit numrin e subjekteve tregtare

Turizmi tashmë mund të quhet në kuptimin e plotë të fjalës një industri në qytetin e Durrësit. Dhe këtë fakt e vërteton fluksi i turistëve që ka ardhur gjithnjë në rritje vitet e fundit.

Dhe kjo ka diktuar edhe shtimin e ndjeshëm të subjekteve të reja të regjistruara të cilat janë në pjesën më të madhe të tyre në funksion të kësaj industrie.

“Shqiptarët kanë filluar t’i përshtaten ndryshimeve. Durrësi për mendimin tim është i vetmi qytet në Shqipëri që çmimet që ofron janë në raport të drejtë me shërbimet. Kemi një rritje të ndjeshme të regjistrimit të bizneseve, sidomos të operatorëve turistik. Kjo si pasojë edhe e ndryshimeve ligjore dhe strategjisë së turizmit, ku marrja e çadrave në breg të detit kërkon disa kushte si të jesh hotel”, tha Artan Luku, kryetar i DHTI Durrës, shkruan A2 CNN.

Por pavarësisht kësaj, sërish niveli i informalitetit vijon të jetë ende shqetësues, pasi në 64 km vijë bregdetare, që administaron bashkia e Durrësit, janë të regjistruara rreth 207 njësi akomoduese, ndërkohë që shumë apartamente që shërbejnë për turistët nuk janë të regjistruara dhe shërbejnë në të zezë.

Exit mobile version