Treguesi i besimit në industrinë e prodhimit sipas vlerësimit të udhëheqësve të firmave, në muajin gusht, krahasuar me muajin korrik të këtij viti, është rritur për 0.5%, kurse krahasuar me vitin e kaluar, është rritur për 5.5%, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjendja e sigurimit të prodhimeve me porosi në gusht, krahasuar me korrikun e këtij vitit, është më e volitshme, pritshmëritë për rritjen e fuqisë së prodhimit në tre muajt e ardhshëm janë pozitive, kurse depot e pordhimeve të gatshme janë shtuar.
Vlerësimi i gjendjes ekonomike të firmave për muajin gusht janë më të volitshme, krahasuar me muajin paraprak, kurse shumë më të volitshme se sa gushti i vitit të kaluar. Vlerësohet se do të rritet edhe numri i të punësuarve./Telegrafi/