Të dhënat më të reja të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) flasin për rritje të realizimit në industrinë e Maqedonisë për 13.2%, në muajin maj të këtijviti, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Realizimi industrial i brendshëm ka shënuar rënie për 1.1%, ndërkaq ai i jashtëm ka shënuar rritje prej 17.6%.
Sipas sektorëve, nxjerrja e mineraleve dhe gurit ka shënuar rënie prej 46.3%, kurse industria e përpunimit ka shënuar rritje prej 15.7%./Telegrafi/