Telegrafi

Industria e makinave, plan anti-krizë në SHBA

Drejtuesit e kompanive më të mëdha janë angazhuar për të bërë investime për teknologjitë e reja që do kursejnë edhe karburante.

Veç kësaj drejtuesit e këtyre kompanive angazhohen që të ulin shpenzimet e mëdha të tyre që nga avionët deri te pagat miliona dollarëshe.

Deri në daljen nga kriza ata premtojnë se do të paguhen vetëm një dollar në vit.

Në kongres ka pasur kërkesa për t’i dhënë ndihmë tre kompanive të makinave, ndërsa sindikata e automobilistëve ka premtuar ndihmë, sidomos kur bëhet fjalë për punonjësit që do të mbesin pa punë.