Telegrafi

Industria e makinave kërkon më shumë ndihmë

Shefët ekzekutivë të kompanive, Ford, General Motors dhe Chrysler, kishin kërkuar fillimisht 25 miliard dollarë.

Tani ata thonë se kanë nevojë për 34 miliard dollarë për t’i mbajtur gjallë kompanitë e tyre.

Ka qënë një ditë e gjatë dhe shumë irriturese për drejtuesit ekzekutivë, kërkesa e rishikuar e të cilëve për një hua shumë miliard dollarëshe u prit me skepticizëm nga senatorët.

Megjithë paralajmërimet për kolapsin e pritshëm të kompanisë General Motors dhe pikëpamjen e kryetarit të Komisionit për sistemin bankar, Chris Dodd ky mosveprim nuk ishte një opsion.

Seanca dëgjimore që zgjati gjashtë orë përfundoi pa ndonjë konsensus.

Disa prej senatorëve i bënë jehonë shqetësimeve të presidentit Bush, i cili paralajmëroi gjatë një interviste, kundër shpenzimeve të tjera për diçka të dështuar.

Ditën e premte prodhuesit e makinave e çojnë këtë çështje në Komisionin për shërbimet financiare të Kongresit.

Kreu demokrat i këtij komisioni, Barney Frank i ka bërë thirrje presidentit të zgjedhur Obama të jetë më kategorik për këtë çështje, sesa ka qënë deri tani presidenti aktual. /bbc/