Site icon Telegrafi

Industria e drurit sektor strategjik për zhvillim ekonomik

Industria e drurit është sektor strategjik për zhvillimin ekonomik në Kosovës, dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do krijojë infrastrukturë ligjore që i mbron këta prodhues.

Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi gjatë prezantimit të studimit për zinxhirin e vlerës në sektorin e drurit.

Sipas tij, industria dhe përpunimi i drurit është sektor strategjikë për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Paralelisht me përkrahjen e granteve dhe subvencioneve që ministria vetëm se ka planifikuar në buxhetet e ardhshme i kemi dhënë rëndësi që të veçantë që gjatë plotësim ndryshimit të infrastrukturës ligjore gjitha kërkesat, nevojat dhe pengesat tuaja që janë paraqitur tek ne t’i inkorporojmë, t’i fuzionojmë në legjislaturën e re në mënyrë që ajo infrastrukturë të iu përgjigjet kërkesave të tyre dhe mbrojtjes tuaj”, tha ai.

Koordinatorja e ekipit nga Bashkësia Evropiane Corinne Deleu ka deklaruar se sektori i industrisë së drurit është sektor i rëndësishëm dhe duhet të jetë i gatshëm për eksport.

“Studimet në zinxhirin e vlerës është me rëndësi dhe konsiderojmë se sektorit në industrinë e drurit është sektori kryesor dhe është një sektori që të jetë i gatshëm për eksport dhe jam kënaqur që mund të ndajmë rezultatet dhe studimet me të gjithë akterët por po ashtu edhe me përfaqësuesit me disa nga agjencionet e donatorëve që po punojnë në zhvillimin e sektorit privat që po zbatojnë programe të reja dhe unë shpresoj ky studim i shfrytëzueshëm”, tha koordinatorja Deleu.

Juergen Mendritzki, udhëheqës i projektit ICEP bëri të ditur se zinxhiri i vlerave të drurit ka të bëjë me rritjen e konkurrueshmërisë dhe eksportin e këtij sektori. /Telegrafi/

Exit mobile version