Site icon Telegrafi

Industria automobilistike japoneze edhe më tutje në krizë

Në muajin maj, për të tetin muaj me radhë të rënies së prodhimtarisë, Japonia ka prodhuar 542.282 automobila.

Në maj është regjistruar edhe rënie e eksportit për 55,9 për qind, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2008, në 233,217 automobila.

Paralelisht me këtë, në muajin maj prodhimtaria industriale e ekonomisë së dytë botërore është rritur për 5,9 për qind, për të tretin muaj me radhë në të cilin është shënuar rritje.

Exit mobile version