Telegrafi

Industria amerikane e automobilëve, miliarda dollarë humbje

General Motors, që është edhe prodhuesi më i madh amerikan tha sot se ka humbur 2,5 miliardë dollarë në tre muaj që nga qershori deri në shtator.

Kompani e dytë Ford Motor, thotë se humbi 129 milion dollarë gjatë së njëjtës periudhë.

Të dy kompanitë e makinave thonë se rënia e shitjeve po i detyron ato të shpenzojnë rezevat në para në një masë prej 2 miliardë dollarësh në muaj.

Ndërsa General Motors thotë se rezervat para mund t’i mbarohen deri vitin që vjen.

Ky fakt i shqetëson analistët e industrisë së automjeteve të cilët kanë paralajmëruar se problemet financiare dhe çmimet e larta të naftës mund të dëmtojnë industrinë amerikane të automjeteve dhe ti’ detyrojë ato drejt falimentimit.

General Motors thotë se po i pezullon bisedimet rreth mundësisë së shkrirjes me kompaninë e tretë për nga madhësia, Chrysler, me të cilën pati hapur bisedimet për një mundësi të tillë. / rel/