Telegrafi

Indonezia zhvendos kryeqytetin me 10 milionë banorë në një vend tjetër, e gjitha po bëhet për shkak se po zhytet në ujë

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, ka konfirmuar se kryeqyteti i këtij shteti aziatik Xhakarta do të zhvendoset në ishullin Borneo.

“Kryeqyteti jonë do të vendosen në ishullin Kalimantan. Do të jetë i vendosur në pjesën qendrore apo në lindje e pse jo edhe në jug të Kalimantanit. I kemi analizuar të gjitha detajet dhe vendimi do të merret në përputhje me vizionin nacional që parasheh projektet e realizuara pas 10, 50 e 100 viteve”, ka shkruar në Tëitter presidenti i Indonezisë, duke iu referuar ishullit si Borneo, transmeton Telegrafi.

Qyteti Palankaraja dhe zona në afërsi të Balikpapan e pasur me naftë, janë gjithashtu disa nga opsionet për lokacionin e kryeqytetit. Në anën tjetër ekspertet konsiderojnë se për dallim nga pjesët e tjera të Indonezisë, Borneo nuk preket nga shpërthimet vullkanike.

Qeveria po kërkon që zhvendosja e qytetit të fillojë në vitin 2024, me përfundimit e mandatit të dytë pesëvjeçar të Widodos. Ndërkaq ministri i Planifikimit Hapësinor, Bambang Brodzonegoro, ka deklaruar se kjo zhvendosje do t’i kushtojë qeverisë 33 miliardë dollarë.

“Financimi i ndërtimit do t’ju mundësojë ndërtuesve që si kompensim për ndërtimin e objekteve të reja qeveritare, të marrin disa prona në lokacionin e vjetër”, ka shtuar ai.

E si arsye për një zhvendosjen e qytetit ministri ka numëruar disa faktorë siç është trafiku i dendur, vërshimet e shpeshta. Afërsisht rreth 40 për qind e Xhakartës, që aktualisht numëron 10 milionë banorë, gjendet nën nivelit e detit dhe po vazhdon të zhytet në ujë. /Telegrafi/