Indonezia planifikon të ndërtojë një urë prej shtatë kilometrash që do të lidhë dy ishuj në afërsi të Singaporit, si pjesë e përpjekjeve për të zhvilluar industrinë dhe turizmin në atë zonë, njoftoi sot qeveria indoneziane.
Ura që lidh ishujt Batam dhe Bintan do të kushtojë rreth 284.35 milionë dollarë, thotë zyra e sekretarit të shtetit.
Ura do të jetë më e gjata në këtë vend të Azisë Jugore, transmeton KosovaPress.
Ndërtimi i urës do të fillojë në vitin 2020, dhe duhet të përfundojë në tre deri në katër vjet.