Site icon Telegrafi

Indonezia bllokon domenin X të Elon Muskut shkaku i pornografisë dhe lojërave të fatit

Ndalimi është një çështje e përkohshme në fazën aktuale të riemërtimit të Twitterit.

Mesa duket, procesi i ndryshimit të markës Twitter në X, të cilin Elon Musku e ka zhvilluar prej disa ditësh, nuk po shkon saktësisht sipas planit.

Indonezia ka bllokuar përkohësisht domenin X.com për shkak të ligjeve të vendit që ndalojnë lojërat e fatit dhe pornografinë.

Megjithatë, zyrtarët nuk besojnë se plani i riemërtimit do të dështojë. Më konkretisht, problemi lindi për shkak se pronarët e mëparshëm të domenit kanë shkelur ligjet e pronësisë të vendit në fjalë. Me fjalë të tjera, X nuk kontrolloi nëse pronari i mëparshëm kishte thyer ndonjë rregull që mund të dërgonte në një ndalim kombëtar.

Besohet se ndalimi nuk do të zgjasë shumë. Nga Indonezia po vijnë raporte se X tashmë ka kontaktuar autoritetet dhe po dërgon dokumentacion që Twitter po merr pronësinë e domenit X.com. Pra, gjithçka është në sferën e formaliteteve.

Lexo po ashtu Twitter tani është X - çfarë po bën Elon Musk?

Në çdo rast, ky incident është një tjetër tregues se kalimi nga Twitter në X nuk ishte i planifikuar mirë.

Meta, Microsoft dhe një numër kompanish të tjera tashmë zotërojnë markën X, duke treguar potencialisht një numër betejash të mundshme gjyqësore. /Telegrafi/

Exit mobile version