Site icon Telegrafi

Indonezi, viktimat e cunamit shtohen – vitin tjetër me sistem të ri paralajmërimi

Indonezia do të ndërtojë një sistem të ri paralajmërimi, në gjendje të pikasë cunamet e shkaktuara nga rrëshqitjet e dheut nën det, disa ditë pasi dallgë gjigante të shkaktuara nga një vullkan u morën jetën të paktën 429 personave.

Instalimi i strukturës së re do të nisë vitin e ardhshëm. Mendohet se aktiviteti nga vullkani “Anak Krakatau” shkaktoi rrëshqitje dheu nën det, gjë që u pasua edhe me cunamin vdekjeprurës. Zyrtarët thonë se rreth 150 persona mungojnë ende në apel dhe 16 mijë të tjerë janë zhvendosur.

Skuadrat e shpëtimit, të ndihmuara nga pajisje të rënda, po shkojnë nga fshati në fshat, duke kërkuar nën rrënoja për të mbijetuar në zonat e goditura më rëndë, në ishujt Sumatra dhe Java.

Banorët e zonave bregdetare janë këshilluar të qëndrojnë larg plazheve, në mesin e frikës se shpërthime të reja të vullkanit mund të shkaktojnë një tjetër cunam.

Teknologjia ekzistuese ka dështuar të parashikojë cunamin që shkatërroi qytetet bregdetare përreth ngushticës “Sunda”. Sistemi ishte ngritur për të monitoruar tërmetet, por jo rrëshqitjet e dheut nën det dhe shpërthimet vullkanike, që po ashtu mund të gjenerojnë dallgë vdekjeprurëse.

Për shkak të mungesës së fondeve, vandalizmave dhe defekteve teknike, në vend nuk ka pasur “de facto” një sistem paralajmërues nga cunamet që nga viti 2012.

Exit mobile version