Site icon Telegrafi

Indonezi, qentë mbyten brutalisht dhe të shiten për mish (Foto)

Në Indonezi është shtuar kërkesa për mish qeni edhe pse shumica e popullatës i përket fesë myslimane nuk e konsumon këtë mish.

Megjithëse është e ndaluar ligjërisht, mizoria mbi kafshë dhe vrasja e pakontrolluar e tyre, nuk ndalohet përdorimi i mishit të kësaj krijese për ushqim, transmeton Telegrafi.

Derisa kërkesa për mish qeni është në rritje, shumë qen po vidhen nga shtëpitë dhe po theren me metoda të vrazhda, teksa mishi po shitet pa plotësuar asnjë kusht higjienik.

Në përpjekje që të ndalohet ky trend, po kërkohet që të plotësohen mangësitë ligjore që lejojnë shitblerjen e këtyre kafshëve dhe therjen e tyre.

Organizatat për mbrojtjen e kafshëve, kanë publikuar shumë fotografitë të kasaphanave ilegale, që kanë përmbajtje tepër të rëndë. /Telegrafi/

Exit mobile version